Politike

"Protestë kundër burgosjes së një kolegu", Reuters: Opozita shqiptare u vë flakën karrigeve jashtë parlamentit

Agjencia e madhe ndërkombëtare, "Reuters" i ka kushtuar një artikull situatës së sotme në Kuvend ndërsa shkruan se deputetët u vunë flakën karrigeve në shenjë revolte për burgosjen e kolegut të tyre.

30 Shtator 2024, 21:14 Nga N.F
"Protestë kundër burgosjes së një kolegu",
Kuvendi

TIRANË- Kaosi në Kuvend gjatë seancës së sotme plenare ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave të huaja. Agjencia e madhe ndërkombëtare, "Reuters" i ka kushtuar një artikull situatës së sotme në Kuvend ndërsa shkruan se deputetët u vunë flakën karrigeve në shenjë revolte për burgosjen e kolegut të tyre.

"Politikanët shqiptarë të opozitës i vunë zjarrin një grumbulli karrigesh prej druri jashtë parlamentit të hënën për të protestuar kundër burgosjes së një kolegu. Në fillim të seancës së rregullt parlamentare, deputetët e opozitës bartën karriget nga salla e Kuvendit dhe i vunë flakën në shkallët e godinës. Rojet e sigurisë shuan me shpejtësi zjarrin", shkruan "Reuters".

Më tej në artikull thuhet se të premten, Gjykata e Apelit e Shqipërisë la në fuqi një vendim të Gjykatës e së shkallës së parë për të dënuar Ervin Salianjin, një anëtar i Partisë Demokratike të opozitës, me një vit burg. Gjykata e shpalli Salianjin fajtor për një “kallëzim të rremë” ndaj ish-ministrit të Brendshëm. Salianji ka mohuar çdo shkelje dhe e ka cilësuar gjyqin si të motivuar politikisht.

"Në fillim të këtij muaji, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili ishte në arrest shtëpie që nga dhjetori, u padit me akuza për korrupsion për veprime që ai kreu kur ishte kryeministër. Edhe Berisha mohon çdo akuzë.Partia opozitare ka bërë thirrje për një protestë të madhe në kryeqytetin Tiranë më 7 tetor,” përfundon shkrimin "Reuters".

kuvend aksion opozitar pd

Sondazh

Poll