Politike

EMRAT/ Kaosi dhe tensionet në Kuvend, PS kërkon masë disiplinore ndaj deputetëve të opozitës

Opozita ka nisur sot bojkotimin e çdo mbledhjeje parlamentare, aksion i cili vijoi edhe në Kuvend, ku deputetët e Partisë Demokratike kanë penguar zhvillimin normal të seancës.

30 Shtator 2024, 20:54 Nga r.ll
EMRAT/ Kaosi dhe tensionet në Kuvend, PS kërkon masë disiplinore
kuvendi

TIRANË- Pas rikthimit të aksionit opozitar në Kuvend, të shoqëruar me përplasje dhe kaos, Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e shumicës prej deputetëve të opozitës. PS ka kërkuar marrjen e masës disiplinore ndaj deputetëve Gazmend Bardhi, Flamur Noka, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Saimir Korreshi, Lefter Geshtenja, Luan Baçi, Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Ramadan Lika, Asllan Dogjani, Qani Xhafa, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Lodovik Hasani, Kasem Mahmutaj, Edmond Spaho.

Opozita ka nisur sot bojkotimin e çdo mbledhjeje parlamentare, aksion i cili vijoi edhe në Kuvend, ku deputetët e Partisë Demokratike kanë penguar zhvillimin normal të seancës. Që në nisje të seancës ato rrëzuan foltoren, ndërsa morën dhe prishën edhe karriget ku ulen. Në një moment, siç shikohet në video, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka hedhur këmbën e karriges në drejtim të kryeparlamentares Elisa Spiropali.

Kjo e fundit është ndihmuar edhe nga një punonjës i Gardës, që e ka mbrojtur kryetaren e Kuvendit, ndërsa copa e hedhur e karriges përfundoi anash saj. Pas kësaj, opozita nxorri jashtë karriget e tyre dhe iu vunë flakën. Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi tha se janë aty jo për karriget e tyre por për të mbrojtur interesin publik. Ai shtoi se nuk kanë djegur mandatet, pasi nuk shmangen nga beteja e tyre.

 

seance plenare 30 shtator 2024

Sondazh

Poll