Politike

Çfarë ndodhi me kreun e Grupit Parlamentar të PD-së? Gazment Bardhi përfundon në spital me lëndime në këmbë

 Drejtori i komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela tha se Bardhi është lënduar gjatë protestës dhe tensioneve të sotme në Parlament.

30 Shtator 2024, 21:09 Nga r.ll
Çfarë ndodhi me kreun e Grupit Parlamentar të PD-së?
pamje nga kuvendi sot

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka përfunduar pasditen e sotme në spital me lëndime në këmbë.  

Lajmi u dha në studion e News24, ku ai ishte i ftuar mbrëmjen e sotme. Drejtori i komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela tha se Bardhi është lënduar gjatë protestës dhe tensioneve të sotme në Parlament.

"Është lënduar në këmbë, i ka rënë foltorja kur e kanë tërhequr për ta rrëzuar. I ka dëmtuar këmbën dhe po merr ndihmën dhe nuk ishte në gjendje të mundshme.", tha Lela.

Opozita ka nisur sot bojkotimin e çdo mbledhjeje parlamentare, aksion i cili vijoi edhe në Kuvend, ku deputetët e Partisë Demokratike kanë penguar zhvillimin normal të seancës. Që në nisje të seancës ato rrëzuan foltoren, ndërsa morën dhe prishën edhe karriget ku ulen.  Në një moment, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka hedhur këmbën e karriges në drejtim të kryeparlamentares Elisa Spiropali. Kjo e fundit është ndihmuar edhe nga një punonjës i Gardës, që e ka mbrojtur kryetaren e Kuvendit, ndërsa copa e hedhur e karriges përfundoi anash saj. Pas kësaj, opozita nxorri jashtë karriget e tyre dhe iu vunë flakën. Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi tha se janë aty jo për karriget e tyre por për të mbrojtur interesin publik. Ai shtoi se nuk kanë djegur mandatet, pasi nuk shmangen nga beteja e tyre.

alfred lela gazment bardhi

Sondazh

Poll