Politike

Rikthehet aksioni opozitar në Kuvend/ "Rama i ka hapur luftë opozitës me burgosje politike", reagon sërish Salianji: Mbështes plotësisht çdo formë proteste të kolegëve!

Salianji gjatë reagimit të tij u shpreh se mbështet plotësisht formën e protestës që kolegët e tij të Grupit Parlamentar të PD ndoqën sot në Kuvend. Ai më tej shkruan se Edi Rama i ka hapur luftë opozitës me burgosje politike ndërsa theksoi se përgjigjen do të marrë nga shqiptarët.

30 Shtator 2024, 20:35 Nga N.F
Rikthehet aksioni opozitar në Kuvend/ "Rama i ka hapur luftë
Salianji

TIRANË- Ish-deputeti, Ervin Salianji ka reaguar sërish nga qelia në lidhje me aksionin opozitar të zhvilluar gjatë seancës plenare në Kuvend. Salianji përmes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook" ka ndarë një video nga momenti ku digjen karriget dhe nga fjala e deputetëve të PD-së.

Salianji gjatë reagimit të tij u shpreh se mbështet plotësisht formën e protestës që kolegët e tij të Grupit Parlamentar të PD ndoqën sot në Kuvend. Ai më tej shkruan se Edi Rama i ka hapur luftë opozitës me burgosje politike ndërsa theksoi se përgjigjen do të marrë nga shqiptarët.

“Mbështes plotësisht çdo formë proteste të kolegëve të grupit parlamentar. Edi Rama i ka hapur luftë opozitës me burgosje politike! Përgjigjen do ta marr nga shqiptarët”, shkruan Salianji.

salianji rama kuvend

Sondazh

Poll