Politike

Kaosi në Kuvend, Spiropali ndërpret seancën plenare

Deputetët e opozitës në fillim kanë bllokuar foltoren ndërsa kanë hedhur sende në drejtim të maxhorancës. Gjithashtu deputetët kanë patur edhe përplasje me gardën.

30 Shtator 2024, 17:14 Nga N.F
Kaosi në Kuvend, Spiropali ndërpret seancën plenare
kuvendi

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka vendosur ndërprerjen e seancës plenare për 10 minuta, pas kaosit të shkaktuar nga deputetët e opozitës. Deputetët e opozitës në fillim kanë bllokuar foltoren ndërsa kanë hedhur sende në drejtim të maxhorancës. Gjithashtu deputetët kanë patur edhe përplasje me gardën.

Deputetët gjithashtu kanë marrë një tjetër akt për të përshkallëzuar protestën e tyre për arrestimin e deputetit, Ervin Saliani. Ata me radhë kanë marrë karriget e tyre ndërsa janë drejtuar drejt ambienteve të jashtme të Kuvendit. Pasi kanë grumbulluar karriget deputeti Flamur Noka ka ndezu objektet. Ndërkohë zjarri dhe tymi ka pushtuar ambientet e jashtme të Kuvendit. 

 

kuvend seance plenare spiropali

Sondazh

Poll