Politike

"Salianji ka vendosur të shkojë në burgun politik", Bardhi: Ndërpresim çdo marrëdhënie institucionale me mazhorancën

Ai u shpreh se kjo sakrificë e Salianjit duhet të shërbëje si këmbanë alarmi, se si një deputet i opozitës cohet në burg pa prova si shenjë hakmarrje nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafa.

27 Shtator 2024, 15:49 Nga r.ll
"Salianji ka vendosur të shkojë në burgun politik",
gazment bardhi

TIRANË- Kryetari i Grupit te PD-së Gazmend Bardhi në një deklaratë për mediat ka zbuluar se deputeti Ervin Salianji ka vendosur se do të dorëzohet në Policinë e Tiranës.

Gjithashtu Bardhi lajmëroi ndërprerjen e marrëdhënieve institucionale me mazhorancën. Ai u shpreh se kjo sakrificë e Salianjit duhet të shërbëje si këmbanë alarmi, se si një deputet i opozitës cohet në burg pa prova si shenjë hakmarrje nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafa.

"Ky ishte vendimi politik i grupit. Por ne jemi të detyruar të respektojmë vendimin e Salianjit, i cili ka vendosur të shkojë në burgun politik. Kjo sakrificë e Salianjit duhet të shërbëje si këmbanë alarmi, se një deputet i opozitës cohet në burg pa prova si shenjë hakmarrje nga Rama dhe Xhafaj. Me vendimin e djeshëm nuk ka rënë vetëm shteti ligjor. Nuk është goditur vetëm opozita. Grupi i PD-së duke respektuar qëndirmin personal të Salianjit, ka vendosur që nga ky moment me burgosjen e deputetëve të opozitës nuk ka për të patur asnjë marrëdhënie normale institucionale me shumicën në Kuvendin e Shqipërisë. Mbështet thirrjen e Kryesisë për përshkallëzimin e aksionit politik.", u shpreh Bardhi.

gazmend bardhi ervin salianji

Sondazh

Poll