Politike

Bardhi: Grupi parlamentar i PD-së i ka kërkuar Salianjit mos ta zbatojë vendimin politik të Edi Ramës

Ai e ka cilësuar vendimin për burgosjen e Salianjit si vendim politik i kryeministrit Edi Rama, sipas tij i paralajmëruar në seancën plenare të 12 shtatorit. 

27 Shtator 2024, 15:43 Nga r.ll
Bardhi: Grupi parlamentar i PD-së i ka kërkuar Salianjit mos ta
gazment bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi po zhvillon një konferencë për mediat pas mbledhjes së grupit. Bardhi tha se deputetët unanimisht i ka kërkuar Ervin Salianjit mos të dorëzohet. 

Ai e ka cilësuar vendimin për burgosjen e Salianjit si vendim politik i kryeministrit Edi Rama, sipas tij i paralajmëruar në seancën plenare të 12 shtatorit. 

"Vendim politik i urdhëruar nga Edi Ram në seancën e 12 shtatorit. Vendimi i djeshëm akt politik hakmarrje i grupeve kriminale ndaj një deputeti të opozitës që denoncoi lidhjet e krimit me politikën. Ndaj kësaj padrejtësie nuk do pajtohemi e nënshtrohemi. Qëndrimi unanim ka qenë, i kemi bërë kërkesë Salianjit mos ta zbatojë vendimin e Edi Ramës firmosur nga tre gjyqtarët. Sot është dënuar cdo anëtar i grupit të PD-së. Grupi unanimisht sugjeroi ngujimin pa afat dhe pa ndërprerje. Ky ishte vendimi politik i grupit. Por ne jemi të detyruar të respektojmë vednimin e Salianjit, i cili ka vendosur të shkojë në burgun politik. Kjo akrifice do duhet të shërbejë si këmbanë alarmi.", tha Bardhi.

gazment bardhi

Sondazh

Poll