Politike

Zbardhet vendimi i Apelit për deputetin demokrat, Salianji mund t'i bëj rekurs në Gjykatën e Lartë

Ndërkohë që ka mundësi që t'i bëj rekurs vendimit të Apelit brenda 45 ditëve në Gjykatën e Lartë.  

27 Shtator 2024, 14:51 Nga I.A

Zbardhet vendimi i Apelit për deputetin demokrat, Salianji mund t'i

TIRANË- Vendimi i Gjykatës së Apelit për deputetin demokrat Ervin Salianji është zbardhur ditën e sotme. Mësohet se sipas vendimit të Apelit, Salianji dënohet me 1 vit burg. Në shkresë thuhet se Apeli la në fuqi vendimin e marrë më 18 dhjetor të vitit 2019, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ndërkohë që ka mundësi që t'i bëj rekurs vendimit të Apelit brenda 45 ditëve në Gjykatën e Lartë.  

Zbardhet vendimi i Apelit për deputetin demokrat, Salianji mund t'i
Vendimi

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi ditën e djeshme, 26 shtator 2024 vendimin për dënimin me 1 vit burg për deputetin demokrat Ervin Salianji. Salianji është dënuar së bashku me Albert Veliun, që pritet të vuaj dënimin me 10 muaj burg si dhe gazetarin Jetmir Olldashi me 100 orë punë komunitare. Apeli në vendimin e sotëm, ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë.

Shkalla e parë vendosi që Salianji të dënohet për kallëzim të rrëmë, në lidhje me një denoncim që ka bërë për vëllanë e ish-Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa. Në audio-përgjimin që publikoi Salianji, thuhej se Agron Xhafa ishte pjesë e një rrjeti kriminal të trafikut të lëndëve narkotike.

ervin salianji

Sondazh

Poll