Politike

"Dënimet politike, fundi i demokracisë," Zhupa: Salianji goditet për ti rrëmbyer mandatin, për ta hequr nga fushata

Sipas saj nuk dënua vetëm Ervin Salianji, si zë i fortë i denoncimit publik në emër të Partisë Demokratike, po u dënuan gjithë opozitarët nga sot e tutje.

26 Shtator 2024, 16:07 Nga N.F
"Dënimet politike, fundi i demokracisë," Zhupa: Salianji
Zhupa

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar në lidhje me dënimin e Ervin Salianjit. Ajo shprehet se dënimet politike janë fundi i demokracisë. Sipas saj nuk dënua vetëm Ervin Salianji, si zë i fortë i denoncimit publik në emër të Partisë Demokratike, po u dënuan gjithë opozitarët nga sot e tutje.

Ajo theksoi se Salianji goditet për ti rrëmbyer mandatin, për ta hequr nga fushata si drejtues politik në Elbasan. Deputetja demokrate theksoi se denoncimi me fakte dhe prova nuk është vepër penale.

Reagimi i plotë:

Dënimet politike, fundi i demokracisë. Nuk u dënua vetëm Ervin Salianji, si zë i fortë i denoncimit publik në emër të Partisë Demokratike, po u dënuan gjithë opozitarët nga sot e tutje. Ervini Salianji goditet për ti rrëmbyer mandatin, për ta hequr nga fushata si drejtues politik në Elbasan.

Deputeti nuk mund të gjykohet nga gjykatat e zakonshme, këto marifete për të dënuar një drejtues të opozitës, janë prova të luftës politike. Të denoncosh me fakte dhe prova nuk është vepër penale. Të cosh para drejtësisë trafikantët e drogës nuk është vepër penale. Të mbrosh interesin publik nuk është vepër penale. Harrojeni, se na mbyllni gojën, se e ndalni opozitën!

ina zhupa denimi i ervin salianji

Sondazh

Poll