Politike

Dënimi i Salianjit, Meta: Hakmarrje ndaj deputetit prej denoncimeve të forta që ka bërë për trafikun e drogës

Ai shtoi më tej se ishte për të parandaluar mundësinë e kandidimit për deputet. 

26 Shtator 2024, 14:09 Nga r.ll
Dënimi i Salianjit, Meta: Hakmarrje ndaj deputetit prej denoncimeve të
ilir meta

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar sot një konferencë për mediat ka komentuar vendimin e Gjykatës së Apelit për lënien në fuqi të dënimit me 1 vit burg për deputetin demokrat Ervin Salianji. 

Meta tha se kjo është hakmarrje politike ndaj deputetit për denoncimet e forta që ka bërë për trafikun e drogës. Ai shtoi më tej se ishte për të parandaluar mundësinë e kandidimit për deputet. 

“Është hakmarrje ndaj deputetit Salianji për denoncimeve të forta që ka bërë për trafikun e drogës. Ishte për të parandaluar mundësinë e kandidimit si deputet dhe hakmarrje për fitoren e bashkisë Kavajë. Nuk pritej ndonjë surprizë.”, tha Meta.

ilir meta ervin salianji

Sondazh

Poll