Politike

Apeli lë në fuqi dënimin me 1 vit burg për Salianjin, Bardhi lajmëron mbledhje urgjente të grupit të PD-së

Ligjvënësi demokrat e ka cilësuar vendimin e tij të parapërgatitur dhe dënimin i dhënë për të si politik. 

26 Shtator 2024, 13:59 Nga r.ll
Apeli lë në fuqi dënimin me 1 vit burg për Salianjin, Bardhi
selia e pd

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka kërkuar mbledhje urgjente të deputetëve në selinë blu.

Lajmërimi për mbledhje vjen menjëherë pas vendimit të Gjykatë së Apelit, e cila la në fuqi dënimin me 1 vit burg për Salianjin lidhur me dosjen "Babale". Ligjvënësi demokrat e ka cilësuar vendimin e tij të parapërgatitur dhe dënimin i dhënë për të si politik. 

Salianji u shpreh se pavarësisht këtij vendimi, fushatën do ta vazhdojë, madje siç u shpreh ai ”do ta bëj nga burgu”. Deputeti demokrat paralajmëroi se do të ndjekë hapat e tjera ligjore.

ervin salianji

Sondazh

Poll