Politike

"Dënim politik", Salianji: Salianji: Dosje e kopsitur nga fillimi deri në fund

Pas daljes nga gjykata deputeti tha se vendimi ishte i parapërgatitur, ndërsa shtoi se njëra prej gjyqtareve ishte kunata e zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

26 Shtator 2024, 13:45 Nga r.ll
"Dënim politik", Salianji: Salianji: Dosje e kopsitur nga fillimi
ervin salianji

TIRANË- Gjykata e Apelit ka vendosur lënien në fuqi të dënimit me 1 vit burg për deputetin Ervin Salianji lidhur me dosjen "Babale".

Pas daljes nga gjykata deputeti tha se vendimi ishte i parapërgatitur, ndërsa shtoi se njëra prej gjyqtareve ishte kunata e zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Salianji tha se dosja ishte e kopsitur nga fillimi deri në fund, ndërsa dënimin e ka cilësuar si politik. 

"Vendim i parapërgatitur. Seanca e kaluar u shty për të marrë vendimin e krimeve të rënda për pushimin e çështjes. E shtyu për ti dhënë mundësi atij që e ka shtyrë Fatmir Xhafaj për ti sjellë përmes avokatit vendimnarrjen me vulë të njomë. Sot në mënyrë të paprecedent.  Duhet të rikthente dosjen e shkallës së parë e aprovoi si provë. Vendimmarrja nga gjyqtarë njësoj si të gjykoj një përfaqësues i PS, një seksion i PD-së. Nga të dhënat që kam mbledhur duke patur parasysh që vendimmarrja u shty pa pasur nevoja, njëra prej gjyqtarëve është kunata e Ballukut.

Mendoni se do japi drejtësi? Një nga të tjerët superordiner kudo flet do shkoj në GJL dhe thotë që do vrasi njeri të shkoj atje jo më të jap vendim për zyrtarë të opozitës. Dosje e kopsitur vendimmarrje politike, dënim politik, dënimin e parë pas 32 vitesh për agjitacion propagandë. Kam bërë shërbim për interesin publik. Nuk kam bërë betejë për veten, për të vjedhur si këta, për të vrarë, për trafik. por kundër trafikantëve të drogës. Kjo është akti i parë, në të ardhmen do keni procese të tjera, Mamale tani jo babale. Kjo nuk është asgjë. Jam i nderuar dhe kam një medalje që shndrit në karrierën politike. Do diskutojmë prapë.", u shpreh Salianji. 

ervin salianji gjykata e apelit

Sondazh

Poll