Politike

Çështja "Babale"/ Pritet të jepet vendimi, Salianji i shoqëruar nga kolegët demokratë mbërrin në Gjykatën e Apelit

Në seancën gjyqësore, herën e kaluar, Salianji deklaroi se ka bërë denoncime në lidhje me funksionarë të lartë dhe se të gjitha çështjet pasi janë çuar në gjykatë janë fituar.

26 Shtator 2024, 13:01 Nga r.ll
Çështja "Babale"/ Pritet të jepet vendimi, Salianji i
salianji dhe deputetet

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka mbërritur në Gjykatën e Apelit, ku pritet të jepet vendimi lidhur me dosjen "Babale". Ashtu si në seancat e kaluara, Salianji shoqërohet edhe nga kolegët e tij demokrat. 

Në seancën gjyqësore, herën e kaluar, Salianji deklaroi se ka bërë denoncime në lidhje me funksionarë të lartë dhe se të gjitha çështjet pasi janë çuar në gjykatë janë fituar.

Ndër emrat e këtyre funksionarëve ai përmendi Arben Ndokën, Agron Carën, Damian Gjiknurin, Erion Veliajn, Saimir Tahirin, Vangjush Dakon, Safet Gjicin, Pjerin Ndreu, etj. Salianji tha se ky është një proces gjyqësor nga fillimi në fund pa kallëzim dhe i montuar për interesa të partisë në pushtet.

ervin salianji ceshtja babale

Sondazh

Poll