25 Shtator 2024, 21:09
Nga M.B
Autoritetet italiane
TIRANA- Një operacion i përbashkët i autoriteteve italiane, shqiptare, zvicerane dhe polake, i koordinuar nga Eurojust, çoi të mërkurën, në goditjen e një organizate që merrej me trafikun e kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt Europës, kryesisht në Itali. Prokuroria italiane e Brescia-s njoftoi se ishin lëshuar në total 61 urdhëra arresti, për anëtarët e organizatës që përbëhej kryesisht nga shqiptarë.
Mësohet se të paktën 43 shqiptarë janë arrestuar në Itali, ndërsa në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bëri të ditur se ka arrestuar dy pjestarë të tjerë të grupit. Gjatë hetimit, i cili ka zgjatur 4 vjet, janë sekuestruar 360 kg lëndë narkotike të llojit kokainë, armë dhe sende të tjera me vlerë, të përllogaritura në vlerën prej 60 milion Euro cash.
Sipas autoriteteve italiane organizata e importonte kokainën nga Amerika Latine përmes anijeve tregtare, në Spanjë dhe Hollande, duke e transportuar më pas në Itali ku kishte 5 baza logjitisko-operative, në zonat veriore, në Brescia, Varese dhe Pisa. Të ardhurat nga shitja e drogës i kalonin një organizate paralele italo-kineze e cila ofronte një lloj shërbimi të fshehtë bankar për transferimin e kapitaleve të paligjshme jashtë vendit.
Një shtetas kinez me banim në Brescia merrej me procesin e pastrimit të parave, përmes një sistemi kompleks, faturash false, vlera e të cilave shkonte në 375 milionë euro. Më herët, gjatë hetimeve, ishin arrestuar dhe 21 anëtarë të tjerë të grupit, si dhe ishin sekuestruar 2.5 milionë euro cash, si dhe armë, munizione apo dhe automjete të ndryshme.
Në Shqipëri gjatë operacionit të sotëm, u kontrolluan 21 banesa dhe ambjente të tjera, kryesisht në zonën e Manzës, pranë Durrësit si dhe u sekuestruan “30 mijë Euro, 6 mijë Paund, 2 automjete, 1 armë, 4 ora të markës Rolex, 26 aparate celulare, dokumente, sende të tjera me vlerë, si dhe prova të tjera materiale”./ VOA
trafik narkotikesh
Aktualitet
25 Shtator 2024, 20:55
M.B
Cekja i Beratit
SARANDA- Humoriusti i mirënjohur Sejfulla Myftari ndryshe i njohur si Cekja i Beratit i është drejtuar emisionit “Fiks...
Aktualitet
25 Shtator 2024, 20:50
E. D
pamje nga vendngjarja
TROPOJË- Policia u ka shkuar në ndihmë dhe ka shpëtuar dy turiste angleze të cilat kishin humbur rrugën...
Aktualitet
25 Shtator 2024, 19:57
E. D
fotot ilustruese
ANGLI- Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë angleze, pasi u u gjet në një makinë me 15 ...
Aktualitet
25 Shtator 2024, 19:46
M.B
Shemsi Prençi
TIRANA- Një prej kandidatëve të skualifikuar nga gara për Drejtor i Përgjithshëm i Policisë s&...
Aktualitet
25 Shtator 2024, 18:13
E. D
SPAK
TIRANË- Arjanit Maloku dhe Jurgen Kacurri, ranë ditën e sotme në pranga nga operacioni ndërkombëtar antidrogë i zhv...
Aktualitet
25 Shtator 2024, 18:14
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Këshilli i Ministrave ka mbyllur veprimtarinë e Kolegjit Universitar “Wisdom”, pas publikimit të skandal...
Aktualitet
25 Shtator 2024, 17:25
I.A
SPAK
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka nxjerr detaje në lidhje me operacionin ndërkombëtar antidrogë, të zhvilluar ...
Aktualitet
25 Shtator 2024, 17:03
E. D
fotot ilustruese
TIRANË- Detaje të reja janë mësuar në lidhje me arrestimin e 26-vjeçarit Shkëlqim Saraçi n&eum...
Aktualitet
25 Shtator 2024, 16:53
I.A
Ardit Bido dhe Elisa Spiropali
TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) ka prezantuar platformën “Salla e Studimit online&rdq...
Aktualitet
25 Shtator 2024, 16:35
M.B
Para
TIRANA- Autoritetet italiane njoftuan një operacion të përbashkët të disa shteteve, përfshirë Shqipërin&e...