Aktualitet

U prezantua si kryetari i Bashkisë Tiranë dhe i kërkoi 50 mijë euro një biznesmeni/ Detaje nga arrestimi i 26-vjeçarit, ra në pranga teksa po shkonte të merrte paratë

Mësohet se Saraçi prezantohej si Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa komunikonte me administratorët e bizneseve përmes aplikacioneve telefonike (Signal).

25 Shtator 2024, 17:03 Nga E. D
U prezantua si kryetari i Bashkisë Tiranë dhe i kërkoi 50
fotot ilustruese

TIRANË- Detaje të reja janë mësuar në lidhje me arrestimin e 26-vjeçarit Shkëlqim Saraçi në Tiranë, i cili përmes mashtrimit ka tentuar t’i marrë 50 mijë euro administratorit të një subjekti privat. Mësohet se Saraçi prezantohej si Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa komunikonte me administratorët e bizneseve përmes aplikacioneve telefonike (Signal).

Pasi  26-vjeçari ka komunikuar me një biznesmen përmes mesazheve në aplikacionet telefonike, i ka kërkuar shumën 50 mijë euro. Gjithashtu biznesmeni ka bërë denoncimin në Policinë e Tiranës, e cila ka vënë në lëvizje Seksionin Kundër Krimit Ekonomik dhe agjentët duket se kanë udhëzuar biznesmenin se si duhej të vepronte, duke i ngritur kurthin Shkëlqim Saraçit. 

Ndërkohë që duket se biznesmeni i ka kthyer përgjigje Saraçit, duke pranuar t’i japë shumën 20 mijë euro, në një vend takim të përcaktuar prej tij, dhe që monitorohej nga agjentët e policisë. Por në momentin që Saraçi ka shkuar dhe ka marrë shumën e parave, ai është arrestuar.

shkëlqim saraçi

Sondazh

Poll