Aktualitet

Humbën rrugën teksa eksploronin Majën e Jezercës, shpëtohen dy turistet angleze

Gjithashtu turistet angleze paraqiten në gjendje të mirë shëndetësore.

25 Shtator 2024, 20:50 Nga E. D
Humbën rrugën teksa eksploronin Majën e Jezercës,
pamje nga vendngjarja

TROPOJË- Policia u ka shkuar në ndihmë dhe ka shpëtuar dy turiste angleze të cilat kishin humbur rrugën gjatë eksplorimit të Majës së Jezercës. Gjetja e tyre është bërë pas 3 orësh kërkim nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, së bashku me Ekipin e Kërkim-Shpëtimit Malor Valbonë. Gjithashtu turistet angleze paraqiten në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i Policisë:

Humbën rrugën teksa eksploronin Majën e Jezercës, Policia u shkoi në ndihmë dy turisteve, rezidente në Angli. Salla operative e Komisariatit të Policisë Tropojë, ka marrë njoftim rreth orës 15:15, se dy turiste, rezidente në Angli, kërkonin ndihmë pasi kishin humbur rrugën gjatë eksplorimit të Majës së Jezercës .

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, së bashku me Ekipin e Kërkim-Shpëtimit Malor Valbonë, janë nisur në drejtim të Majës së Jezercës për të lokalizuar dhe ndihmuar dy turistet. Pas 3 orë kërkimesh, është bërë e mundur gjetja e turisteve, të cilat ishin në gjendje të mirë shëndetësore dhe pasi zbritën në Valbonë, të shoqëruara nga punonjësit e Policisë, u akomoduan në një bujtinë në Valbonë. 

Turistet kanë falënderuar punonjësit e Policisë dhe Ekipin e Kërkim-Shpëtimit Malor Valbonë për gatishmërinë dhe ndihmën e dhënë. Drejtoria Vendore e Policisë Kukës vijon të jetë maksimalisht e angazhuar për të garantuar sigurinë e turistëve dhe vizitorëve që zgjedhin vendin tonë. 

turite angleze

Sondazh

Poll