Aktualitet

U kap me 15 kilogram kanabis në makinë, dënohet me burg 21-vjeçari shqiptar në Angli

Elmas Vreka, 21 vjeç, ishte me një BMW të bardhë, të cilën policia e vuri re teksa ishte ndalur në një garazh në Thetford.

25 Shtator 2024, 19:57 Nga E. D
U kap me 15 kilogram kanabis në makinë, dënohet me burg
fotot ilustruese

ANGLI- Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë angleze, pasi u u gjet në një makinë me 15 kg drogë. Gjithashtu ai mund të përballet ende me akuza për zbulimin e kanabisit me vlerë 275,000 £ në Norwich. Elmas Vreka, 21 vjeç, ishte me një BMW të bardhë, të cilën policia e vuri re teksa ishte ndalur në një garazh në Thetford.

Ajo që çoi në zbulimin e shqiptarit ishte era e fortë e kanabisit që vinte nga brenda. Oficerët zbuluan 15 kg kanabis në thasë mbeturinash, që ishin në bagazhin e makinës. Vreka u dënua me tetë javë burg nga Gjykata e Norwich, pasi kishte pranuar posedimin me qëllim të furnizimit me kanabis.

Por gjykata dëgjoi se emigranti i paligjshëm mund të akuzohej në lidhje me një serë kanabisi të gjetur në Ranworth Road, Norwich, në të cilën u gjetën 55 bimë në fillim të këtij viti. Atij gjithashtu iu ndalua të drejtonte makinën për 12 muaj pasi pranoi drejtimin e mjetit ndërsa ishte i skualifikuar.

Duke dënuar Vrekën, gjyqtarja Katharine Moore tha se droga e sekuestruar nga policia ishte me të vërtetë me cilësi shumë të ulët. Gjyqtarja Moore tha se Vreka mund të përballet ende me akuza në lidhje me kanabisin e gjetur në Ranworth Road.

elmas vreka

Sondazh

Poll