25 Shtator 2024, 16:53
Nga I.A
Ardit Bido dhe Elisa Spiropali
TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) ka prezantuar platformën “Salla e Studimit online”, ku studiuesit mund të hulumtojnë dokumentet arkivore falas nga shtëpia në çdo orë, në Shqipëri dhe jashtë vendit, me të njëjtën procedurë dhe formë si të ishin në Sallën e Studimit të DPA-së.
Në vazhdën e procesit të suksesshëm të digjitalizimit të dokumenteve, DPA-ja u vjen në ndihmë studiuesve, duke e bërë lëndën arkivore lehtësisht të aksesueshme. Për dy muaj me radhë, bazuar në këtë platformë online të studimit, dosjet e porositura të dokumenteve do të mund të konsultohen falas.
Në prezantimin e kësaj platforme ishin të pranishëm kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido, studiues, të rinj dhe studentë të shumtë, të cilët janë në fokus të nismave të njëpasnjëshme të DPA-së. Në fjalën e tij për mediat, Bido u shpreh se përmes kësaj risie, i ofrohet gjeneratës së re një mundësi për të shpënë pwrpara studimet albanologjike.
“Salla e Studimit online që ne prezantojmë sot, mund të aksesohet nga kushdo, kudo dhe në çfarëdo ore, si të ishte në Sallën e Studimit në DPA. Kjo besoj se na veçon në këtë drejtim në tentativën për t’iu qasur të rinjve, të cilët janë pikërisht ata që do të çojnë përpara studimet albanologjike, duke u ofruar mundësi që të avancojnë në këtë fushë shumë të rëndësishme për kombin”, tha kreu i DPA-së.
Në fjalën e mbajtur, Spiropali e cilësoi platformën si mjaft të dobishme për studiuesit nga diaspora, për të ruajtur identetin, kulturën dhe rrënjët shqiptare.
“Arkivat nuk janë vetëm një çështje e historisë për ne, por edhe një çështje identiteti, e kulturës dhe e rrënjëve tona. Më vjen shumë mirë që i keni dhënë këtë vëmendje studimit të historisë dhe uroj që kjo hapësirë të përdoret jo vetëm nga studiuesit, por edhe nga të rinjtë, që duan të kuptojnë të shkuarën dhe të studiojnë më thellë. Është shumë i rëndësishëm edhe aksesi që mund të kenë studiues nga diaspora, pasi tek ata malli dhe interesi për rrënjët është më i madh”, tha kryeparlamentarja.
Ndërmarrja e kësaj nisme u adresohet veçanërisht studentëve, të cilët krahas tarifave favorizuese për përftimin e burimeve bibliografike gjatë kryerjes së punimeve të tyre akademike, inkurajohen më tej për të njohur historinë dhe trashëgiminë dokumentare kombëtare. Me rreth 19 milionë dokumente të digjitalizuara në 5-vjeçarin 2019-2024, DPA-ja përfaqëson arkivin qendror më të digjitalizuar në Europë. Korpusi dokumentar i DPA-së është i aksesueshëm kudo dhe kurdoherë, edhe falë çeljes së Këndeve Arkivore në dhjetëra qytete, brenda dhe jashtë Shqipërisë, ku materialet arkivore shërbehen njësoj si në Sallën e Studimit në Tiranë.
Jetësimi i projekteve novatore të DPA-së është rezultat i investimeve të qeverisë shqiptare. Në këtë vit që përkon me 75-vjetorin e saj të themelimit, DPA-ja është shndërruar në një kompleks të mirëfilltë kulturor. Veprimtarisë së “Auditorium”-it, të Kinemasë/Teatrit Veror me kapacitet prej 140 ulësesh dhe të hapësirës së studimit në natyrë, do t’i shtohet edhe Muzeu Arkivor, i cili paraqet një alternativë kulturore bashkëkohore, që pritet të hapë dyert së afërmi.
ardit bido elisa spiropali
4461ca49 3d3c 4c83 9922 cdcf03ccf3c9
34f8e898 f6ca 4f2f 91a9 4ac8eee787c0
0b2629e5 8e21 4075 bcab 0e9d418fda19
d8fed2ea d03b 4527 98df 3faa7e0f2b9c
a0136273 3e94 478c a637 516635b5b480
efa38fea 39e3 4bed b3fd 8150c59cb8df
2cda8ed6 9ddc 4cb0 817f d609612a8a40
Aktualitet
25 Shtator 2024, 16:35
M.B
Para
TIRANA- Autoritetet italiane njoftuan një operacion të përbashkët të disa shteteve, përfshirë Shqipërin&e...
Aktualitet
25 Shtator 2024, 16:34
M.B
Saimir Hysa
TIRANA- Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të mërkurën më 25 shtator vendimin për lënien ...
Aktualitet
25 Shtator 2024, 16:15
M.B
Foto nga operacioni
TIRANA- 26-vjeçari Shkëlqim Saraçi është arrestuar ndërsa një 24-vjeçar ne inic...
Aktualitet
25 Shtator 2024, 15:50
I.A
Baba Mondi
TIRANË- Ndërkohë që diskutimet për shtetin e ri bektashinj janë kthyer në temë dite, Kryegjyshata Bektas...
Aktualitet
25 Shtator 2024, 15:47
E. D
TIRANË- Gentian Kadillari alias Endri Zyli Imeraj 46 vjeç, është arrestuar ditën e sotme në Tiranë, pasi rezulton se...
Aktualitet
25 Shtator 2024, 15:21
M.B
Foto ilustruese
DURRËS- Një operacion antidrogë ndërkombëtar është duke u zhvilluar në disa shtete, mes tyre d...
Aktualitet
25 Shtator 2024, 13:30
r.ll
sokol mëngjesi
TIRANË- Avokati Sokol Mëngjesi ka depozituar një kërkesë në Gjykatën e Tiranës për heqjen...
Aktualitet
25 Shtator 2024, 13:10
r.ll
kanali
SHKODËR- Është publikuar fotoja e efektivit që ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme si pasojë e një aksi...
Aktualitet
25 Shtator 2024, 12:38
r.ll
foto ilustruese
BERAT- Shoferi i automjetit që përplasi mjetin bujqqësor ku ndodhenin tre persona, dy prej të cilëve vdiqën &...
Aktualitet
25 Shtator 2024, 12:03
r.ll
roland pula dhe dy vellezerit
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka kërkuar burg të perjetshëm për Roland Pulën si autor i dys...