Aktualitet

Operacion ndërkombëtar antidrogë/ Kush janë dy të arrestuarit në Shqipëri, pjesë e grupit kriminal (EMRAT)

Dy personat e arrestuar ishin pjesëtarë të grupit kriminal që ushtronte aktivitetin e trafikimit të lëndëve narkotike të llojit kokainë nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian, kryesisht Italisë. 

25 Shtator 2024, 18:13 Nga E. D
Operacion ndërkombëtar antidrogë/ Kush janë dy të
SPAK

TIRANË- Arjanit Maloku dhe Jurgen Kacurri, ranë ditën e sotme në pranga nga operacioni ndërkombëtar antidrogë i zhvilluar nga SPAK në bashkëpunim me Eurojust, Europol, autoritetet italiane, zvicerane, polake, Byronë Kombëtare të Hetimit dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Dy personat e arrestuar ishin pjesëtarë të grupit kriminal që ushtronte aktivitetin e trafikimit të lëndëve narkotike të llojit kokainë nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian, kryesisht Italisë.  Ata pastronin fitimet e tyre të paligjshme nëpërmjet një rrjeti të panumërt kompanish, të drejtuara nga një organizatë italo-kineze, e krijuar për këtë qëllim, e cila furnizonte fatura false për rreth 375 milionë Euro.

Gjithashtu nga hetimi janë sekuestruar 360 kg lëndë narkotike të llojit kokainë, armë dhe sende të tjera me vlerë, të përllogaritura në vlerën prej 60 milion Euro cash. Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 30 mijë Euro, 6 mijë Paud, 2 automjete, 1 armë, 4 ora të markës Rolex, 26 aparate celulare, dokumente, sende të tjera me vlerë, si dhe prova të tjera materiale.

arjanit maloku jurgen kacurri

Sondazh

Poll