Aktualitet

Kush do të jetë drejtori i ri i Policisë së Shtetit? Zhvillohet sot seanca dëgjimore me 11 kandidatët, procesi mbikëqyret nga ndërkombëtarët

Komisioni i posaçëm i përbërë nga një zv.ministër i brendshëm, sekretari i përgjithshëm i policisë së Shtetit dhe kreu i AMP, pas përfundimit të seancave dëgjimore do të bëjnë vlerësimin e kandidatëve me pikë. 

25 Shtator 2024, 10:31 Nga r.ll
Kush do të jetë drejtori i ri i Policisë së Shtetit?
foto ilustruese

TIRANË- Prej gati dy orësh kanë nisur seancat dëgjimore me 11 kandidatët që garojnë për postin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Procesi po mbikëqyret edhe nga ndërkombëtarët, misioni asistues policor ICITAP i SHBA dhe EU4LAW.

Komisioni i posaçëm i përbërë nga një zv.ministër i brendshëm, sekretari i përgjithshëm i policisë së Shtetit dhe kreu i AMP, pas përfundimit të seancave dëgjimore do të bëjnë vlerësimin e kandidatëve me pikë. Më pas një nga kandidatët më me shumë pikë, do i propozohet kryeministrit nga ministri i Brendshëm për të marrë drejtimin e policisë së shtetit.

Gara për detyrën e drejtorit të Policisë së Shtetit, u hap pas dorëheqjes që Muhamet Rrumbullaku dorëzoi më 5 shtator ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxhës. Rrumbullaku u caktua si drejtues i Policisë së Shtetit e mori detyrën më 7 Shtator të vitit 2022, ku asokohe Ministria e Brendshme drejtohej nga Bledi Çuçi.  Pas dorëheqjes së Rrumbullakut, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm, Sokol Bizhga mori përkohësisht postin e kreut të Policisë së Shtetit, si drejtor i Komanduar.

policia e shtetit

Sondazh

Poll