Aktualitet

EMRI/ Kush ishte efektivi i FNSH që ndërroi jetë në Shkodër, trupi i pajetë u gjet në kanal pas disa orësh kërkime

Viktima po kthehej në banesën e tij me motor, ndërsa si pasojë e motit të keq ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar në kanal.

25 Shtator 2024, 08:45 Nga r.ll
EMRI/ Kush ishte efektivi i FNSH që ndërroi jetë në
foto ilustruese

SHKODËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shkodër, ku një efektiv i FNSH ka humbur jetën, si pasojë e një aksidenti rrugor. 

Viktima po kthehej në banesën e tij me motor, ndërsa si pasojë e motit të keq ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar në kanal. Efektivi i FNSH që ndërroi jetë është identifikuar si Nikol Lekndreaj, 52 vjeç.

Trupi i tij është gjetur pas shumë orësh kërkimi, rreth orës 03:00 të mëngjesit, ndërsa dyshohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00. Moti i keq dhe përmbytjet pushtuan ditën e djeshme Shkodrën, ku autoritetet vendore u kërkuan qytetarëve të evitonin daljen nga banesat.

nikol lekndreaj

Sondazh

Poll