Aktualitet

Humb jetën efektivi i FNSH, reagon policia e Shkodrës: Pasi ra në kanal e mori rrjedha e uji, trupi u gjet gjatë...

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 02:50, ku 51-vjeçari Nikol Lekndreaj, ka humbur kontrollin e motomjetit si pasojë e motit të keq dhe ka përfunduar në një kanal me ujë.

25 Shtator 2024, 09:07 Nga r.ll
Humb jetën efektivi i FNSH, reagon policia e Shkodrës: Pasi ra në
policia

SHKODËR- Policia e Shkodrës ka reaguar lidhur me aksidenti e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku si pasojë ka humbur jetën një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 02:50, ku 51-vjeçari Nikol Lekndreaj, ka humbur kontrollin e motomjetit si pasojë e motit të keq dhe ka përfunduar në një kanal me ujë.

Policia bën me dije se 51-vjeçarin e ka marrë rrjedha e ujit dhe për pasojë ka humbur jetën. Më tej thuhet se trupi i tij i pajetë u gjet përgjatë orëve të mëngjesit, gjatë kontrollit të kanalit që të çon në lumin Kir. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 02:50, në fshatin Bardhaj, shtetasi N. L., 51 vjeç, (punonjës policie i Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, i cili ishte jashtë orarit të shërbimit), duke drejtuar motomjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit, si pasojë e motit të keq, dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në një kanal me ujë.

Shtetasin N. L. e ka marrë rrjedha e ujit dhe për pasojë ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë, përgjatë orëve të mëngjesit, gjatë kontrollit të kanalit që të çon në lumin Kir, kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të 51-vjeçarit.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti.

aksident ne shkoder nikol lekndreaj

Sondazh

Poll