Aktualitet

Aksident në Kamëz, makina përplas motorin, humb jetën një 36-vjeçar

Mësohet se një makinë ka përplasur një motor ku për pasojë ka humbur jetën një 36-vjeçar. 

25 Shtator 2024, 08:53 Nga N.F
Aksident në Kamëz, makina përplas motorin, humb jetën
Foto ilustruese

KAMËZ- Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotmë në Kamëz. Mësohet se një makinë ka përplasur një motor ku për pasojë ka humbur jetën një 36-vjeçar. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:50 në Valias. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i plotë:

Kamëz/Informacion paraprak

Më datë 25.09.2024, rreth orës 07:50, në Valias, mjeti me drejtues shtetasin Sh. S., është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Y. L., 36 vjeç. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

kamez viktime

Sondazh

Poll