Aktualitet

Nuk mori masa për mbikqyrjen e vendit të ngjarjes, ndalohet një punonjës i AMP Durrës

Sipas njoftimit të AMP-së policiakuzohet për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës". 

25 Shtator 2024, 10:23 Nga N.F
Nuk mori masa për mbikqyrjen e vendit të ngjarjes, ndalohet një
Foto ilustruese

DURRËS- Një punonjës i AMP-së është arresttuar ditën e sotme në Durrës. Sipas njoftimit të AMP-së policiakuzohet për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës". 

Mësohet se polici nuk ka marrë masa për këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve të tjera hetimore për veprën penale "Shkelje e rregullave të sigurisë në punë" pas aksidentimit të një punonjësi në një biznes ndërtimi.

Njoftimi i plotë:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë), nga hetimet e kryera në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, ka ndaluar punonjësin e policisë N/ Komisar E.Ç., 30 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, në DVP Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Shpërdorimi i detyrës".

Ndalimi u krye pas publikimit të rastit në emisionin investigativ "Fiks Fare" dhe marrjes së kallëzimit nga oficerët e AMP-së të shtetasit J.L., në lidhje me ngjarjen e datës 22.07.2024, ku në një biznes të fushës së ndërtimit, është aksidentuar punonjësi i këtij subjekti. Nga ana e tij, Specialisti i Krimeve nuk ka marrë masa për këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve të tjera hetimore për veprën penale "Shkelje e rregullave të sigurisë në punë".

amp polic durres

Sondazh

Poll