Aktualitet

Humbi kontrollin e motomjetit dhe përfundoi në një kanal, humb jetën punonjësi i FNSH në Shkodër

Mësohet se për shkak të stuhisë se madhe dhe erës e ka patur shumë të vështirë lëvizjen.

25 Shtator 2024, 08:27 Nga r.ll
Humbi kontrollin e motomjetit dhe përfundoi në një kanal, humb
foto ilustruese

SHKODËR- Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shkodër.

Sipas informacioneve, një punonjës i FNSH, ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka përfunduar në një kanal. Mësohet se për shkak të stuhisë se madhe dhe erës e ka patur shumë të vështirë lëvizjen.

Si pasojë efektivi ende i paidentifikuar ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur teksa ai po kthehej në shtëpi, pasi kishte pirë një kafe me miqtë.

vdes efektivi ne shkoder

Sondazh

Poll