Aktualitet

Përfshihet nga flakët magazina me materiale kozmetike në Fier, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike

Sipas burimeve garazhi është përfshirë nga flakët si pasojë e një shkëndije elektrike duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

25 Shtator 2024, 08:15 Nga N.F
Përfshihet nga flakët magazina me materiale kozmetike në Fier,
Magazina

FIER- Një magazinë me materiale kozmetike është përfshirë nga flakët në Fier. Mësohet se zjarri ka rënë rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm.

Sipas burimeve garazhi është përfshirë nga flakët si pasojë e një shkëndije elektrike duke shkaktuar dëme të shumta materiale. Në vendngjarje ka shkuar menjëherë një mjet zjarrfikës i cili ka bërë të munduar shuarjen e flakëve ndërsa e pranishme ndodhet dhe policia e grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e zjarrit.

fier zjarr magazine

Sondazh

Poll