24 Shtator 2024, 18:11
Nga M.B
Foto nga takimi
BRUKSEL- Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Znj. Adea Pirdeni, mori pjesë në mbledhjen e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së, zhvilluar në Bruksel. Fokusi kryesor i takimit ishte situata e shtetit të së drejtës në vendet e Bashkimit Evropian dhe në vendet kandidate për anëtarësim në BE. Në fjalën e mbajtur, Pirdeni riafirmoi agazhimin e Shqipërisë për të çuar përpara punën për forcimin e shtetit të së drejtës.
"Në këtë drejtim konsolidimi i një gjyqësori të reformuar, të mbështetur mbi parimet e integritetit dhe profesionalizmit, si dhe përforcimi i masave ligjore dhe hetimeve administrative në luftën kundër korrupsionit, janë prioritete absolute të qeverisë shqiptare", theksoi Pirdeni.
Mes përpjekjeve për të forcuar më tej sundimin e ligjit dhe mirëqeverisjen, Pirdeni përmendi krijimin e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, i cili ka mision të avancojë reformat në nivel të thellë dhe do të sigurojë dialogun e nevojshëm me të gjitha palët e interesuara në kuadër të agjendës integruese në BE.
Diskutimet e Mbledhjes së sotme të Këshillit u bazuan mbi Raportin e Komisionit Evropian “Shteti i së Drejtës 2024”, për 27 vende anëtare të Bashkimit Evropian ku për herë të parë në raport u përfshi Shqipëria së bashku me Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.
adea pirdeni
Politike
24 Shtator 2024, 17:58
M.B
Manastiri në Banjskë
TIRANA- Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka përkujtuar me anë të një reagim...
Politike
24 Shtator 2024, 17:43
M.B
Foto nga Asambleja
NEW YORK- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka ndarë disa pamje në rrjetet sociale nga deba...
Politike
24 Shtator 2024, 16:17
M.B
Edi Rama
TIRANA- Mediat greke i kanë kushtuar hapësirë në artikujt e tyre idesë së deklaruar nga kryeministri Edi Rama p...
Politike
24 Shtator 2024, 16:00
M.B
Momenti i sherrit
TIRANA- SPAK kërkon pushimin e dosjes që lidhet me konfrontimin fizik të deputetëve Vullnet Sinaj dhe Bledion Na...
Politike
24 Shtator 2024, 15:08
r.ll
ervin salianji
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike dhe drejtuesi politik i Elbasanit, Ervin Salianji e ka cilësuar si farsë garë...
Politike
24 Shtator 2024, 14:37
I.A
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është pyetur nëse Monika Kryemadhi do të jetë k...
Politike
24 Shtator 2024, 14:24
r.ll
ilir meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar sot një konferencë me gazetarët. Meta foli edhe...
Politike
24 Shtator 2024, 12:21
r.ll
genc burazeri
TIRANË- Ish-anëtari i Komisionit të tenderit të sterilizimit, Genc Burazeri po jep dëshminë e tij para komision...
Politike
24 Shtator 2024, 12:07
N.F
Ndreca
TIRANË- Komisioni hetimor i Sterilizimit ka nisur me debate. Debati është zhvilluar mes kryetares së komisionit, Albana Vok...
Politike
24 Shtator 2024, 11:55
r.ll
ilir meta, flamur noka
TIRANË- Ditën e sotme Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka, ka takuar Kryetarin e Partisë se Liris&eum...