Aktualitet

FOTO/ Moti i keq në Shkodër, reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në disa zona të qytetit

Bëhet me dieje se rezencë të shtuar uji ka pranë Bulevardit “Skënderbeu”, në Sheshin “Isa Boletini”, në Sheshin “Demokracia” dhe pranë Urës Dërvishbeg.

24 Shtator 2024, 19:50 Nga M.B
FOTO/ Moti i keq në Shkodër, reshjet e shiut shkaktojnë
Foto nga vendi i ngjarjes

SHKODRA- Moti i keq i shoqëruar me reshje shiu ka përballur me një situatë problematike qytetin e Shkodrës mbrëmjen e sotme. Mësohet se rrugët kryesore të qytetit janë përmbytur si pasojë e motit të keq. Bëhet me dieje se rezencë të shtuar uji ka pranë Bulevardit “Skënderbeu”, në Sheshin “Isa Boletini”, në Sheshin “Demokracia” dhe pranë Urës Dërvishbeg.

Nga kjo situatë disa fshatra nuk furnizohen me energji elektrike teksa kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka reaguar duke thënë se qarkullimi nuk është bllokuar në akset rrugore. Ai ka shtuar se të gjitha strukturat e Bashkisë Shkodër janë në gadishmëri.

Reagimi:

Në lidhje me situatën e krijuar nga moti i keq me reshje të shumta shiu ju bëjmë dije se:

– Të gjitha akset rrugore janë të kalueshme në qytetin e Shkodrës

– Ka prezencë të shtuar uji pranë Bulevardit “Skënderbeu”, në Sheshin “Isa Boletini”, në Sheshin “Demokracia” dhë pranë Urës Dërvishbeg

– Nga ana e Bashkisë Shkodër, janë të angazhuar në terren të gjithë punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike dhe Policisë Bashkiake.

– Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime ka në terren punonjës dhe mjete të specializuara për largimin e ujit por intensiteti i lartë i reshjeve që vazhdon e bën të vështirë ndërhyrjen.

– Si pasojë e motit të keq disa fshatra nuk furnizohen me energji elektrike

– Të gjitha strukturat e Bashkisë Shkodër janë në gadishmëri.

permbytje ne shkoder

Sondazh

Poll