Aktualitet

"Sovraniteti i Urdhërit Bektashi” dhe vizita e presidentit izraelit, shoqatat Islame protestë para Komuniteti Mysliman: Jo në emrin tim!

Slogani i tyre në këtë protestë ishte “Jo në emrin tim”, dhe lidhej me dikutimet e ditëve të fundit për krijimin e një shteti bektashi brenda territorit shqiptar, siç ka deklaruar kryeministri Edi Rama.

24 Shtator 2024, 18:16 Nga M.B
"Sovraniteti i Urdhërit Bektashi” dhe vizita e presidentit
Foto nga protesta

TIRANA- Një grup shoqatash islame si  'Mexhlis', 'TUMED', 'Thirrja në Mirësi', 'Unioni Shqiptar i Teologeve' dhe 'Palestina e Lirë' kanë protestuar pasditen e sotme para godinës së Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Slogani i tyre në këtë protestë ishte “Jo në emrin tim”, dhe lidhej me dikutimet e ditëve të fundit për krijimin e një shteti bektashi brenda territorit shqiptar, siç ka deklaruar kryeministri Edi Rama.

Protestuesit kanë mbajtur në duar pankartat ku shkruhet shqip dhe anglisht  “Jo në emrin tim” ndërsa thërrasin "Stop marrëveshjes me genocidin".

“Në Palestinë po kryhet gjenocid. Nënkryetari i Komunitetit Mysliman dhe kryeministri i Shqipërisë presin dhe mbështesin presidentin e shtetit gjenocidal”, shkruhej në një njoftimin të shpërndarë.

Veç propozimit të Ramës për krijimin e një shteti bektashi, fokus i protestës ishte dhe takimi i nënkryetarit të Komunitetit Musliman me presidentin e Izraelit, Isack Herzog, gjatë vizitës në vendin tonë më 12 shtator.

shteti bektashi

Sondazh

Poll