Aktualitet

Operacion europian kundër krimit të organizuar shqiptar/ 8 persona në pranga, sekuestrohen 40 kg kokainë dhe 85 mijë euro cash

Gjithashtu mediat franceze kanë bërë të ditur se tetë persona janë arrestuar në zonën e Morbihan.

24 Shtator 2024, 16:52 Nga E. D
Operacion europian kundër krimit të organizuar shqiptar/ 8 persona
foto ilustruese

FRANCË- Prej më shumë se 24 orësh një operacion europian kundër krimit të organizuar shqiptar është duke u zhvilluar në Spanjë, Francë dhe Britaninë e Madhe. Gjithashtu mediat franceze kanë bërë të ditur se tetë persona janë arrestuar në zonën e Morbihan.

Në territorin francez janë sekuestruar 40 kg kokainë, 85 mijë euro cash dhe 4 automjete mes të cilave tre janë “Mercedes-Benz”. Operacioni mësohet se është shtrirë në sektorin Vannes dhe bashkitë përreth.

operacion europian kundër krimit të organizuar shqiptar

Sondazh

Poll