Aktualitet

"Rama u përzie në projekt tradhëtie për kombin!" Debati për "shtetin bektashi", protestë para KMSH-së, Florian Arapi: Baba Mondi, levë në duart e Izraelit!

Slogani i tyre në këtë protestë ishte “Jo në emrin tim”, dhe lidhej me dikutimet e ditëve të fundit për krijimin e një shteti bektashi brenda territorit shqiptar, siç ka deklaruar kryeministri Edi Rama.

24 Shtator 2024, 18:38 Nga M.B
"Rama u përzie në projekt tradhëtie për kombin!"
Florian Arapi

TIRANA- Një grup shoqatash islame si  'Mexhlis', 'TUMED', 'Thirrja në Mirësi', 'Unioni Shqiptar i Teologeve' dhe 'Palestina e Lirë' kanë protestuar pasditen e sotme para godinës së Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Slogani i tyre në këtë protestë ishte “Jo në emrin tim”, dhe lidhej me dikutimet e ditëve të fundit për krijimin e një shteti bektashi brenda territorit shqiptar, siç ka deklaruar kryeministri Edi Rama.

Veç propozimit të Ramës për krijimin e një shteti bektashi, fokus i protestës ishte dhe takimi i nënkryetarit të Komunitetit Musliman me presidentin e Izraelit, Isack Herzog, gjatë vizitës në vendin tonë më 12 shtator.

Në fjalën e tij një prej përfaqësuesve të protestës, Florian Arapi, tha se Baba Mondi, ky person nuk përfaqëson myslimanët bektashi shqiptarë dhe se ai është bërë levë dhe mashë në duart e Izraelit. Ai ka shtuar se teqen e bektashinjve e ka bërë sallë pritje për oficerët dhe ushtarët izraelit.

"Baba Mondi, ky person nuk përfaqëson myslimanët bektashi shqiptarë. Ai është bërë levë dhe mashë në duart e Izraelit. Ai merr pjesë në takimet me përfaqësues të Izraelit dhe i falenderon për mirësitë. Teqen e bektashinjve e ka bërë sallë pritje për oficerët dhe ushtarët izraelit.

Bashkë me kryeministrin Rama u përzie në projekt të rrezikshëm tradhëtie për kombin dhe shtetin shqiptar. Projekt që nuk i dihet nga e ka burimin. Shtet brenda shteti me bazë fetare shkel kushtetutën dhe cënon harmoninë fetare", tha Florian Arapi.

kmsh

Sondazh

Poll