Aktualitet

Gjykata e Lartë i rrëzon kërkesën për masë më të lehtë sigurie, ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro, mbetet në burg

Ish-kryebashkiaku i Himarës akuzohet për shpërdorim detyre në dy raste dhe aktualisht ndaj tij janë caktuar dy masa sigurie.

24 Shtator 2024, 16:36 Nga M.B
Gjykata e Lartë i rrëzon kërkesën për masë më
Jorgo Goro

TIRANA- Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-kryebashkiakut të Himarës Jorgo Goro i cili kishte kërkuar një masë më të butë sigurie sesa "arrest në burg". Ish-kryebashkiaku i Himarës akuzohet për shpërdorim detyre në dy raste dhe aktualisht ndaj tij janë caktuar dy masa sigurie.

Sipas hetimeve të SPAK, Goro në bashkëpunim me Jerasimo Bushin, përcollën pranë organeve kompetente dokumente të falsifikuara duke bërë të mundur regjistrimin e një sipërfaqe prej 5512 m2 tokë bujqësore, në pronësi të shtetit, në favor të subjektit privat, në pronësi të Foto Mëhillit, i ati i Stavri Mëhillit.

Pas kësaj procedure, të dy ata kanë vijuar me transaksionet për të regjistruar sipërfaqen e tokës në emër të një shoqërie private me përfaqësues Artan Gaçin. Në total janë dy sipërfaqe toke të tjetërsuara, të dyja rreth 10 mije m2.

Pak muaj pas arrestimit, SPAK kërkoi një tjetër masë sigurie arresti në burg për Jorgo Goron si dhe  sekuestroi të 4900m2 tokë që është përfituar nga ish-kryebashkiaku i komanduar i Himarës Arqile Bollano.

 

jorgo goro

Sondazh

Poll