Aktualitet

Sherr mes të rinjve në Vlorë, plagoset me thikë 23-vjeçari, në kërkim autori

Mësohet se gjatë konflikit për motive të dobëta 22-vjeçari me iniciale E.H ka plagosur me thikë një 23-vjeçar me inicale K.SH. Gjithashtu i plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve. 

24 Shtator 2024, 19:13 Nga E. D

Sherr mes të rinjve në Vlorë, plagoset me thikë

VLORË- Një konflikt ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë, i cili ka përfunduar me plagosjen e një të riu. Mësohet se gjatë konflikit për motive të dobëta 22-vjeçari me iniciale E.H ka plagosur me thikë një 23-vjeçar me inicale K.SH.

Gjithashtu i plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.

Njoftimi i policisë:

Sot, në fshatin Kotë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. H., rreth 22 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin K. Sh., 23 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

policia e vlores

Sondazh

Poll