Aktualitet

Gjendet i pajetë 73-vjeçari që kërkonin familjarët, si u pikas me dron nga policia pranë përroit në Gjirokastër (Emri+V

17 Dhjetor 2019, 14:13 Nga DOSJA
Gjendet i pajetë 73-vjeçari që kërkonin familjarët,

GJIROKASTËR- Gjendet i pajetë një 73-vjeçar pranë përroit të fshatit Zhulat. Bëhet fjalë për shtetasin shtetasin Bashkim Pula, i datëlindjes 1946, i cili qe shpallur i humbur që prej ditës së djeshme. Familjarët e 73-vjeçarit njoftuan policinë, e cila menjëherë u vu në lëvizje dhe nga vëzhgimet e bëra me dron, trupi i 73-vjeçarit u pikas pranë përroit.

Sipas informacioneve paraprake, ai dyshohet të jetë i vdekur, ndërsa forcat e policisë janë nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes për të zbardhur shkaqet e vdekjes.

Njoftimi i policisë:

Ditën e djeshme ora 18:00, një shtetas ka bërë kallëzim, sepse rreth orës 15:00, datë 15.12.2019 është larguar dhe nuk është kthyer më në banesë, daja i tij, shtetasi Bashkim Pula, i datëlindjes 1946, banues në fshatin Zhulat, Gjirokastër, me arsim U bë shpallja në kërkim dhe po punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bashkim pula gjirokaster bashkim pula gjirokaster

Sondazh

Poll