Aktualitet

Gjykata e Durrësit lë në burg 9 të arrestuarit për tërmetin. Tensione në sallë, një personi i bie të fikët (VD)

17 Dhjetor 2019, 07:08 Nga DOSJA
Gjykata e Durrësit lë në burg 9 të arrestuarit për

DURRËS- “Arrest në burg”, kjo ka qenë masa e sigurisë së dhënë për 9 të arrestuarit për pasojat e tërmetit të 26 nëntorit 2019. Po ashtu sipas vendimit të Gjykatës së Durrësit dhe për të shpallurit në kërkim është vendosur masa e sigurisë “arrest në burg” në mungesë. 

Pas shumë orësh diskutime gjyqtari, Paulin Cera, ka marrë vendimin për të vlerësuar të ligjshëm arrestimin e të gjithë personave dhe duke i lënë në burg ata.  Mbi të arrestuarit rëndojnë akuzat: “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Vrasja me dashje” e kryer në mënyrë indirekte dhe “Vrasja në rrethana cilësuese” të një ose me shumë personave të kryer në mënyrë indirekte.

 

Seanca është shoqëruar me tensione dhe akuza drejt trupës gjykuese, ku të pranishëm nuk kanë qenë dakord me vendimin e togave të zeza. Një prej familjarëve të të arrestuarve i ka rënë të fikët dhe është dërguar në urgjencën e Spitalit të Durrësit. 

TË ARRESTUARIT

Arben Isaku, ish-drejtor i ALUIZNI-it Durrës, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Klajdi Lame, inspektor i INUV në Durrës, në pallatin 6-katësh ku vdiqën dy vetë, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Albrend Qetka,specialisti i ALUIZNI-t që verifikoi pallatin 6 katësh në Durrës, i akuzuar për shpërdorim detyre

Kujtim Hasa,  shefi i shërbimeve të Kavalishencës, i akuzuar për “vrasje me dashje”.

Kujtim Hasa, drejtor i Kavalishencës, i akuzuar për shpërdorim detyre

Rruzhdi Xheka, ndërtues informal i ‘Hotel Mira-Mare’, ku vdiqën 2 vetë, i akuzuar për vrasje në rrethana të tjera cilësuese”.

Avdulla Osmani, ndërtues informal i “Hotel Tropikal”, ku vdiqën dy kosovarë, i akuzuar për vrasje në rrethana cilësuese

Defrim Celamispecialisti që përpiloi akti-ekspertimin e pallatit 6 katësh, i akuzuar për shpërdorim detyre

Nevjana Isufi,  e cila me studion e saj private hartonte projekte fiktive, e dyshuar si autore e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

TË SHPALLURIT NË KËRKIM

Arben Qato, pronar i Vila Palma
Dëshira Qato, shefe e urbanistikës në Kavajë (Gruaja e Arben Qatos)
Aldo Dakovelli, shef sektori në Kadastrën e Durrësit
Artemis Malko, punonjës terreni në Kadastrën e Durrësit
Artur Cela, ish-drejtori i INUV
Flamur Gjuzi, ish-drejtori i ALUIZNIT Durrës
Ndërtuesi i banesës së familjes Lala në Kënetë

 

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet albrend qetka arben isaku hetimet per termetin klajdi lame kujtim hasa nisin arrestimet për tërmetin albrend qetka arben isaku hetimet per termetin klajdi lame kujtim hasa nisin arrestimet për tërmetin

Sondazh

Poll