Aktualitet

Kalonin me 3 mijë euro persona të ndaluar në ‘Shengen’, arrestohen dy punonjësit e portit të Durrësit, nën hetim një

17 Dhjetor 2019, 12:54 Nga DOSJA
Kalonin me 3 mijë euro persona të ndaluar në

DURRËS– Dy punonjës të portit të Durrësit janë arrestuar nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (ShÇBA), ndërsa një tjetër është vënë nën hetim pasi akuzohen se kanë trafikuar persona të ndaluar në portin e Durrësit.

Policia ka arrestûar 44-vjeçarin me inicialeB.D., 44 vjeç, lindur e banues në Durrës, i cili ishte punonjës i një shoqërie të kontraktuar nga Autoriteti Portual Durrës dhe 28-vjeçarin T.D., me detyrë agjent doganor i një agjencie doganore private, në rolin e bashkëpunëtorit, i cili ndihmonte në gjetjen e klientëve për kalime të paligjshme.

Ndërsa nën hetim është vënë V.C., 32 vjeç, me detyrë kontrollor në Stacionin e Policisë Kufitare Durrës.

Të tre personat në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohen se trafikonin për në Itali persona që kishin probleme në zonën Shengen, kundrejt pagesës për 3 mijë euro.

Rolin e sekserit të grupit e ka bërë  44-vjeçari, B.D., i cili gjithashtu organizonte dhe ndërmjetësonte me punonjës policie, për të kaluar “klientët”.

Në cilësinë e provës materiale në momentin e arrestimit, iu sekuestrua vlera prej 1.300 euro, vlerë e përfituar nga kalimi i paligjshëm i shtetasit. Ndërsa T.D, me detyrë agjent doganor i një agjencie doganore private, iu kapën dhe sekuestruan 500 euro.

Ndërkohë hetimi vijon për zbulimin e plotë të ngjarjes dhe kapjen e personave të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Njoftimi i Policisë:

SHÇBA, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Durrës, procedoi 1 punonjës policie me detyrë kontrollor në Portin e Durrës si dhe arrestoi 2 shtetas të tjerë, të cilët në lidhje me njëri-tjetrin, dyshohet se trafikonin nëpërmjet pikës së kalimit të kufirit, shtetas të ndryshëm me probleme në zonën Shengen, kundrejt pagesave të konsiderueshme deri në 3.000 euro.

Procedimi është ndjekur me metoda speciale të hetimit për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave, që ushtrojnë funksione publike”, dhe “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm”, pasi shtetasit si dhe personat e tjerë të dyshuar, në bashkëpunim me njëri tjetrin, organizonin dhe kryenin trafikim, nëpërmjet Pikës së Kalimit Porti Durrës.

Pas hetimit për një periudhë 3-mujore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Durrës, u finalizua operacioni “Sekseri” ku u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– B.D., 44 vjeç, lindur e banues në Durrës, me detyrë punonjës në Zonën e Terminalit, i një shoqërie të kontraktuar nga Autoriteti Portual Durrës. Ky shtetas, në rolin e sekserit, organizonte dhe ndërmjetësonte me punonjës policie, duke krijuar kushte për kalim të paligjshëm të personave me probleme në zonën Shengen. Në cilësinë e provës materiale në momentin e arrestimit, iu sekuestrua vlera prej 1.300 euro, vlerë e përfituar nga kalimi i paligjshëm i shtetasit.

– T.D., 28 vjeç me banim në Durrës, me detyrë agjent doganor i një agjencie doganore private, në rolin e bashkëpunëtorit, i cili ndihmonte në gjetjen e klientëve për kalime të paligjshme. Iu kapën dhe sekuestruan 500 euro.

– Ndiqet në gjendje të lirë punonjësi i policisë V.C., 32 vjeç, me detyrë kontrollor në Stacionin e Policisë Kufitare Durrës.

Hetimi vijon për zbulimin e plotë të ngjarjes dhe kapjen e personave të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit porti i durresit shçba policia e shtetit porti i durresit shçba

Sondazh

Poll