Aktualitet

INSTAT nxjerr shifrat: Shkalla e papunësisë shënon 11.4 për qind

17 Dhjetor 2019, 12:41 Nga DOSJA
INSTAT nxjerr shifrat: Shkalla e papunësisë shënon 11.4 për

Tiranë– Instituti i Statistikave ka publikuar së fundmi shifrat për tremujorin e tretë të 2019. Në grafika theksohet se  në tremujorin e tretë 2019, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, për popullsinë 15 vjeç e lart, është 11,4 %.

Raporti i INSTAT:

Në tremujorin e tretë 2019, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 61,5 %. Gjatë këtij tremujori, në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit 2018, numri i të punësuarve gjithsej u rrit me 3,3 %, ndërkohë krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2019, ky tregues u rrit me 0,3 %. Në tremujorin e tretë 2019, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, për popullsinë 15 vjeç e lart, është 11,4 %. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2018, shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 0,8 pikë përqindje, ndërkohë krahasuar me tremujorin e dytë 2019, shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 0,1 pikë përqindje. Në tremujorin e tretë të vitit 2019, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës, për popullsinë 15-64 vjeç, është 69,8 %. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2018, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 1,5 pikë përqindje më e lartë, ndërkohë krahasuar me tremujorin e mëparshëm ky tregues shënon të njëjtin nivel, 69,8 %. Për gratë, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 62,0 %, ndërsa për burrat ky tregues është 77,7 %. Për burrat, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 15,7 pikë përqindje më e lartë sesa për gratë. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2018, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për gratë është rritur me 2,7 pikë përqindje dhe për burrat është rritur me 0,3 pikë përqindje.

Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2019, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç është 52,5 % me një rritje prej 1,1 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë. Për popullsinë 30-64 vjeç, në tremujorin e tretë 2019, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 79,0 % duke shënuar një rritje prej 1,5 pikë përqindje krahasuar me tremujorin e tretë të vitit paraardhës.

Punësimi

Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2019, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 61,5 %. Ritmi vjetor i rritjes së punësimit për popullsinë 15 vjeç e lart, nga tremujori i tretë i vitit 2018 në tremujorin e tretë të vitit 2019, është 3,3 %. Në terma vjetorë, rritja e punësimit sipas sektorëve kryesorë të ekonomisë është 6,0 % në sektorin e industrisë, 4,8 % në sektorin e shërbimeve dhe 0,2 % në sektorin e bujqësisë. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, në tremujorin e tretë 2019, punësimi për popullsinë 15 vjeç e lart u rrit me 0,3 %. Punësimi pësoi rrritje në sektorin e industrisë me 1,9 %, pati ulje të lehtë në sektorin e shërbimeve me 0,2 %, ndërkohë që sektori i bujqësisë mbeti në të njëjtin nivel. Shkalla e punësimit për burrat është 68,5 %, ndërsa për gratë 54,7 %. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2018, shkalla e punësimit për burrat është rritur me 1,2 pikë përqindje dhe për gratë me 2,6 pikë përqindje. Shkalla e punësimit të të rinjve 15-29 vjeç është 41,3 % ose 1,8 pikë përqindje më e lartë se në tremujorin e tretë të vitit 2018. Për popullsinë 30-64 vjeç, në tremujorin e tretë 2019, shkalla e punësimit është 72,3 %, me rritje prej 1,6 pikë përqindje krahasuar me të njëjtin tremujor në vitin 2018.

 

Papunësia

Në tremujorin e tretë 2019, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri është 11,4 %. Në terma vjetorë, shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 0,8 pikë përqindje. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 0,1 pikë përqindje. Shkalla zyrtare e papunësisë si për burrat dhe për gratë është 11,4 %. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2018, shkalla e papunësisë për burrat ka rënë me 1,2 pikë përqindje, ndërsa për gratë ka rënë me 0,3 pikë përqindje.

Shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë 15-29 vjeç është 21,4 %. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2018, shkalla e papunësisë për të rinjtë në tremujorin e tretë të vitit 2019 është 1,8 pikë përqindje më e ulët. Krahasuar me tremujorin e dytë 2019, shkalla e papunësisë për të rinjtë ka pësuar një rritje prej 0,5 pikë përqindje. Shkalla e papunësisë për grup-moshën 30-64 vjeç është 8,5 %. Në terma vjetorë ky tregues pësoi një rënie prej 0,4 pikë përqindje. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm për këtë grup-moshë shkalla e papunësisë u ul me 0,3 pikë përqindje.

Popullsia ekonomikisht jo-aktive

Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2019, 17,3 % e popullsisë ekonomikisht jo-aktive dhe në moshë pune (15-64 vjeç) ishin duke përmbushur detyrat shtëpiake, 11,3 % e saj ishte në pension ose pension të parakohshëm, ndërsa 11,5 % në paaftësi të përhershme. Gjatë tremujorit të tretë 2019, 8,8 % e popullsisë ekonomikisht jo-aktive (në grup-moshën 15-64 vjeç) deklaruan se nuk po kërkonin punë pasi besonin se nuk ka punë të disponueshme, pra klasifikohen si të papunë të dekurajuar

Të rinjtë e moshës 15-29 vjeç që deklaruan se janë nxënës/studentë ose në trajnim përbëjnë 65,8 % të të rinjve ekonomikisht jo-aktivë. Ndër të rinjtë e moshës 15-29 vjeç ekonomikisht jo-aktivë, 6,9 % klasifikohen si të papunë të dekurajuar. Në popullsinë e moshës 30-64 vjeç ky grup përbën 11,1 % të popullsisë ekonomikisht jo-aktive të kësaj grup-moshe.

Burimi Instat

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet instat shifrat për papunësinë panupunësi në 2019 instat shifrat për papunësinë panupunësi në 2019

Sondazh

Poll