Aktualitet

OPERACIONI në Shkodër/ KOKAINË e prostitucion brenda ‘clubit’ të natës, arrestohen dy menaxherët dhe këngëtari, kërkohet kudo pronari

  • Kishin kthyer lokalin e natës në strehë kokainë, Policia jep informacion zyrtar
  • U arrestuan në lokal në Shkodër, kush është këngëtari dhe dy menaxherët (EMRAT)
  • Megaoperacion në Shkodër. Shoqërohen dy menaxherët e “VIP Club”, pasi në lokal gjatë kontrolleve u gjetën disa doza kokainë të futura në qese farmaceutike. Në kërkim pronari. Dyshohet se lokali përdorej për konsumimin e lëndëve narkotike dhe prostitucion.
    Featured image of article: OPERACIONI në Shkodër/ KOKAINË e prostitucion brenda ‘clubit’ të natës, arrestohen dy menaxherët dhe këngëtari, kërkohet kudo pronari Foto ilustruese

    SHKODËR– Megaoperacion në Shkodër! Tre persona janë arrestuar, dy janë nën hetim dhe një është shpallur në kërkim pasi akuzohen për shitje narkotikësh dhe prostitucion.

    Gjatë operacionit “Klubet e natës”, FNSH-të dhe RENEA-t kanë ushtruar kontrolle në disa lokale nates, ku në “VIP Club” gjetën disa doza kokainë, të cilat ishin paketuar në qese farmaceutike.

    Si pasojë, u janë vënë prangat dy menaxherëve të lokalit; Aldo Vruçaj, 29 vjeç dhe Gasper Marku, 27 vjeç, të dy të arrestuar më parë për veprën penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve, në bashkëpunim”. Gjithashtu mes tyre është arrestuar edhe këngëtari i lokalit 57-vjeçari Zamir Jakupi, lindur në Muriqan e banues në Shkodër.

    Në kërkim është shpallur pronari i klubit, E.M , i cili në bashkëpunim me tre të arrestuarit shisnin dhe shpërndanin kokainë, e linin në dispozicion ambientet e lokalit për përdorimin e drogave dhe për ushtrim prostitucioni.

    Ndërsa në gjendje të lirë është proceduar klienti i lokalit 33-vjeçari me iniciale Ç. P., dhe balerina e lokalit L. S., 31 vjeçe, po ashtu banuese në Shkodër.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Ndërkohë që nga ana e policisë ende vijon punë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për zbardhjen e bashkëpunëtorëve të tjerë, nga ku të arrestuarit merrnin lëndën narkotike, të cilën e shisnin më pas.

    Aksioni i efektivëve të Policisë, nisi që mbrëmjen e djeshme, ku Policia fillimisht zbarkoi në lagjen e Licëve, dhe ndaloi kushëririn e Barush Bregut, Xhemiljano Ndoun. I arrestuarit është pronar i një lokali bastesh sportive në Shkodër.

    (k.m/dosja.al)

    Shto Koment