Aktualitet

Ishte duke pastruar armën e gjahut, vetëplagoset aksidentalisht 70-vjeçari në Roskovec

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

23 Shtator 2024, 20:56 Nga M.B
Ishte duke pastruar armën e gjahut, vetëplagoset aksidentalisht
Foto ilustruese

ROSKOVEC- Një 70-vjeçar është plagosur me armë gjahu mbrëmjen e sotme në Roskovec. Mësohet se 70-vjeçari është plagosur aksidentalisht teksa ishte duke pastruar armën, të cilën e kishte me leje. Bëhet me dije se ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi:

Roskovec/Informacion paraprak

Rreth orës 20:20, në Roskovec, shtetasi Sh. S., 70 vjeç, duke pastruar armën e gjahut të cilën e kishte me leje, dyshohet se aksidentalisht është plagosur në këmbë.

Aktualisht ky shtetas ndodhet në spital, për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

roskovec

Sondazh

Poll