Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Greqi/ Plagoset një shqiptar, policia gjen në vendngjarje 7 gëzhoja

Sipas informacioneve, ngjarja dyshohet se ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve Kreta dhe Acominato. 

23 Shtator 2024, 18:18 Nga E. D
Të shtëna me armë zjarri në Greqi/ Plagoset një
fotot ilustruese

GREQI- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në zonën e Omonias, në qendër të Athinës. Sipas informacioneve, ngjarja dyshohet se ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve Kreta dhe Acominato. 

Mësohet se nga të shtënat ka mbetur i plagosur një shqiptar  i cili po trajtohet në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.  Gjithashtu policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka gjetur shtatë gëzhoja. Ndërkohë po punohet për identifikimin dhe arrestimin e autorit. 

te shtena me arme zjarri ne greqi

Sondazh

Poll