Aktualitet

Afera e Sterilizimit, Apeli i GJKKO lë në burg ish zv.ministrin Klodian Rrjepaj

Rrjepaj ka kërkuar në Apel, ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest me burg në masë më të lehtë.

23 Shtator 2024, 13:47 Nga I.A
Afera e Sterilizimit, Apeli i GJKKO lë në burg ish zv.ministrin
Klodian Rrjepaj

TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme ka dhënë masën e sigurisë për ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj. Rrjepaj ka kërkuar në Apel, ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest me burg në masë më të lehtë. Por Apeli ka vendosur që të lerë në fuqi masën e dhënë nga shkalla e parë e GJKKO-së. 

Klodian Rrjepaj u arrestua në datë 17 gusht të vitit 2023 me urdhër të SPAK, për llogari të hetimeve që nisi kjo strukturë për koncesionin e sterilizimit “Sterilizimin”. Ky i fundit dyshohet se ka kryer veprat penale 'Falsifikim i dokumentave' dhe 'Shpërdorimi i detyrës'. Bashkë me të u arrestua edhe biznesmeni Ilir Rrapaj, i cili akuzohet për “Mashtrim". 

Deri tani nga hetimi i SPAK Ilir Beqaj është zyrtari më i lartë nën akuzë për shkeljet e konstatuara me kontratën e partneritetit publik-privat të sterilizimit me vlerë 100 milionë euro, pas arrestimit në gusht të vitit të kaluar të biznesmenit Ilir Rrapaj dhe zëvendësit të tij në Ministrinë e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj./Dosja.al

klodian rrjepaj afera e sterilizimit ilir beqaj

Sondazh

Poll