Aktualitet

Skandali me diplomat false të WISDOM/ Ish-rektori i universitetit: Mimoza Sadushi, motra e kryetarit të Gjykatës së Lartë, më falsifikoj firmën

Përpali shprehet se diplomat pasi noterizohenin nga Sadushi shkonin në Ministrinë e Jashtme për vulë apostike. Sipas tij kjo e bën më serioze çështjen sepse këto dokumente false dalin të vërtetuara edhe nga shteti shqiptar.

23 Shtator 2024, 13:42 Nga r.ll
Skandali me diplomat false të WISDOM/ Ish-rektori i universitetit: Mimoza
lush perpali

TIRANË- Ish-rektori i Kolegjit Universitar WISDOM, Lush Përpali ka folur lidhur me skandalin e shitjes së diplomave nga ky universitet tek shtetasit italian. 

Në një intervistë për News24, Përpali ka akuzuar noteren Mimoza Sadushi (presidente e shoqates se Notereve, por dhe motra e kryetarit te Gjykates se Larte, Sokol Sadushit) si personin kyç për falsifikimin e diplomave te kolegjit Wisdom.

Ai është shprehur më tej se në një zyrë noteriale, të noteres Mimoza Sadushaj, është përpiluar një dokument ku thuhet se “unë isha dakord me dokumentin”. Përpali shprehet se diplomat pasi noterizohenin nga Sadushi shkonin në Ministrinë e Jashtme për vulë apostike. Sipas tij kjo e bën më serioze çështjen sepse këto dokumente false dalin të vërtetuara edhe nga shteti shqiptar.

"Falsifikimi në radhë të parë një herë është bërë nga këta që kanë vënë firmën pa dijeninë time. Më pas kjo punë është thelluar sepse si duket kjo punë është diçka që bëhet në Shqipëri dhe është shumë e çuditshme kur noterja Mimoza Sadushi thotë se u paraqit në zyrën time dhe vërteton se kjo çertifikata më poshtë është e saktë, në një kohë kur unë nuk kam qenë kurrë në zyrën e saj për këto diploma, por në asnjë zyrë noteriale.

Nuk kam punë të futem nëpër zyra noteriale sepse ata kanë punën e vet, për çdo gjë ata e vëjnë firmën e vulën dhe jo vetëm unë por çdo njeri tjetër nuk besoj se e ka bërë kush një gjë të tillë. Unë nuk i njoh ata disa janë italianë, disa janë shqiptarë që rrinë në Itali të cilët as s'më kanë takuar kurrë, as nuk më njohin mua, ata më njohin vetëm nga webisti.

Është një çudi e madhe kjo e cila nuk ka ndaluar këtu. Mbasi janë noterizuar nga Sadushi kanë shkuar në Ministrinë e Jashtme dhe kanë marrë vulë apostike dhe kjo e bën më serioze çështjen sepse këto dokumente false dalin të vërtetuara edhe nga shteti shqiptar. Ky i fundit e ka vlerësuar si të saktë atë që është aty. Dyshimet tona për certifikatat false i kemi pasur. Këto tonat janë zbuluar që nga muaji janar. Ambasada italiane pati një rol domethënës në të gjithë procesin pasi kërkonte përmes Ministrisë së Arsimit, të verifikoheshin certifikatatat që kishin vlerën e diplomës.”, u shpreh Përpali.

lush perpali skandali me diplomat e wisdom

Sondazh

Poll