Aktualitet

"Më shumë llogaridhënie nga policia!" Ambasada amerikane në Tiranë: SHBA nis trajnimin e 15 hetuesve të AMP

Sipas Ambasadës, ky program, i konceptuar për herë të parë në vitin 2022, synon të rrisë aftësitë e Oficerëve të Policisë Gjyqësore dhe të zbatimit të ligjit në hetimin e krimeve, duke përmbushur standardet kombëtare.

23 Shtator 2024, 16:35 Nga M.B
"Më shumë llogaridhënie nga policia!" Ambasada
Foto nga takimi

TIRANA- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka njoftuar sot se pesëmbëdhjetë hetues të AMP do të trajnohen për 3 javë lidhur me hetimin e krimit nga ICITAP. Sipas Ambasadës, ky program, i konceptuar për herë të parë në vitin 2022, synon të rrisë aftësitë e Oficerëve të Policisë Gjyqësore dhe të zbatimit të ligjit në hetimin e krimeve, duke përmbushur standardet kombëtare. Ambasada shkruan në rrjetet sociael se i mbështetur nga zyrtarë të lartë në Qeverinë e Shqipërisë, ky kurs ka trajnuar tashmë mbi 160 oficerë dhe vazhdon të krijojë kapacitete në zbatimin e ligjit në Shqipëri.

"Sot, më 23 shtator, Departamenti i Drejtësisë i SHBA - ICITAP, në partneritet me Agjencinë Shqiptare të Mbikëqyrjes Policore (AMP), nisi një kurs trijavor për hetimin e krimit për 15 hetues të AMP në Ministrinë e Brendshme. Ky program, i konceptuar për herë të parë në vitin 2022, synon të rrisë aftësitë e Oficerëve të Policisë Gjyqësore dhe të zbatimit të ligjit në hetimin e krimeve, duke përmbushur standardet kombëtare.

I mbështetur nga zyrtarë të lartë në qeverinë e Shqipërisë, ky kurs ka trajnuar tashmë mbi 160 oficerë dhe vazhdon të krijojë kapacitete në zbatimin e ligjit në Shqipëri. Ambasada e SHBA është krenare që mbështet këtë nismë për më shumë llogaridhënie nga policia në rrugën drejt integrimit në BE", shkruan Ambasada.

amp

Sondazh

Poll