Aktualitet

U paraqit në QSUT i plagosur në këmbë, arrestohen dy autorët e dyshuar pas disa orësh (EMRI)

Sipas policisë, 42-vjeçari ishte plagosur me thikë në këmbë. Ndërsa pas disa orëve është bërë i mundur identifikimi dhe arrestimi i autorin.

23 Shtator 2024, 16:21 Nga N.F
U paraqit në QSUT i plagosur në këmbë, arrestohen dy
Foto ilustruese

TIRANË- Një 42-vjeçar është paraqitur ditën e sotme i plagosur në urgjencën e QSUT-së për ndihmë mjekësore. Sipas policisë, 42-vjeçari ishte plagosur me thikë në këmbë. Ndërsa pas disa orëve është bërë i mundur identifikimi dhe arrestimi i dy autorëve të dyshuar.

Njëri prej tyre është identifikuar si Viserjon Metuku, teksa ende nuk dihen shkaqet që çuan në konfliktin i cili la pas një të plagosur. I plagosuri u shpreh se nuk kishte arritur që të shikojë dhe identifikojë personin i cili e dëmtoi me mjet prerës thikë dhe më pas u largua.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/ Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e sotme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e Policisë dy autorët e dyshuar, shtetasit V. M., 30 vjeç, dhe G. G., 33 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Ditën e sotme, këto dy shtetas, për motive të dobëta dyshohet se kanë goditur me mjet prerës shtetasin G. S., 42 vjeç, banues në Tiranë. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i tyre për veprën penale "Vrasja me dashje" mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 76/22/25 i Kodit Penal. Materialet i kaluan Prokurorisë.

policia

Sondazh

Poll