Aktualitet

I mituri shqiptar denoncohet nga turistja kanadeze për përdhunim, arrestohet nga autoritetet greke

Të rinjtë pritet të paraqiten në prokurori mesditëm e sotme, ndërsa hetimet paraprake po kryhen nga policia e Korfuzit. 

23 Shtator 2024, 11:54 Nga S.B
I mituri shqiptar denoncohet nga turistja kanadeze për përdhunim,
foto ilustruese

GREQI- Dy të rinj, mes tyre edhe një shqiptar, janë arrestuar ditën e sotme në Greqi. Mësohet se 16-vjeçari shqiptar dhe 18-vjeçari nga Bullgaria janë denoncuar nga një turiste 26-vjeçare kanadeze për përdhunim.

Sipas mediave greke, 26-vjeçarja ka denoncuar në polici se në orët e para të së dielës është përdhunuar në zonën e qendrës tregtare nga të rinjtë, të cilët janë arrestuar menjëherë. Të rinjtë pritet të paraqiten në prokurori mesditëm e sotme, ndërsa hetimet paraprake po kryhen nga policia e Korfuzit. 

greqi perdhunim

Sondazh

Poll