Aktualitet

Tritoli në portën e banesës së Filip Dodajt, autori ende i paidentifikuar, pistat ku po heton policia

Pronari i banesës gjithashtu tregoi se nga kamerat shihet një person i maskuar, i vështirë për tu identifikuar, që hedh eksplozivin dhe largohet.

23 Shtator 2024, 08:48 Nga r.ll
Tritoli në portën e banesës së Filip Dodajt, autori ende i
filip dodaj

VAU I DEJËS- Një shpërthim me tritol në portën e një banese ka tronditur në orët e mbrëmjes së djeshme fshatin Bushat në Vaun e Dejës. Sasia e eksplozivit u hodh nga një person i maskuar në portën e shtëpisë së 62-vjeçarit, Filip Dodaj. Ky i fundit tha për mediat dje se nuk ka probleme me asnjë dhe se nuk ka asnjë emër si autor të dyshuar. Ai gjithashtu tregoi se nga kamerat shihet një person i maskuar, i vështirë për tu identifikuar, që hedh eksplozivin dhe largohet.

Një komshi ngjitur me banesën ku shpërtheu tritoli, shtetasi Tonin Dodaj tregon se zhurma ishte e fortë dhe se fillimisht mendoi se bëhej fjalë për bombol gazi, ndërsa shtoi se e gjithë lagjia doli jashtë pas ngjarjes.

Pas shpërthimit në Bushat menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat e policisë vendore të Shkodrës duke nisur hetimet paraprake. 62-vjeçari Filip Dodaj ka një magazinë peshku ndërsa po ashtu jeton e punon mes Shqipërisë dhe Italisë duke u marrë edhe atje me tregti sëbashku me dy djemtë që ndodhen në shtetin italian. Një pistë mbetet pronësia për shkak të një konflikti të hershëm, por policia nuk përjashton edhe pista të tjera hetimi.

Efektivët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes ndërsa kanë sekuestruar kamerat e sigurisë në banesën ku shpërtheu tritoli por autori që erdhi dhe u largua në këmbë është i maskuar dhe mbetet e vështirë identifikimi i tij për shkak edhe të errësirës në rrugë në momentin kur ndodhi ngjarja.

filip dodaj

Sondazh

Poll