Aktualitet

Do të përjetojmë një javë tipike vjeshte, mësoni si pritet të jetë moti ditën e sotme

Në këtë mënyrë për ditën e sotme moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash hera-herës deri të dendura si dhe reshje shiu të izoluara dhe të dobëta në mesditë dhe pasdite.

23 Shtator 2024, 07:11 Nga r.ll
Do të përjetojmë një javë tipike vjeshte, mësoni
foto ilustruese

TIRANË- Për javën që presim përpara vendi ynë pritet të përjetojë një javë “normale” vjeshte. Kalimi i një fronti të ftohtë pritet të sjellë mot të vranët dhe reshje shiu për disa ditë ndërsa depërtimi i masave ajrore të thata dhe të ngrohta do të sjelli mot të kthjellët e përsëri rritje të temperaturave.

Në këtë mënyrë për ditën e sotme moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash hera-herës deri të dendura si dhe reshje shiu të izoluara dhe të dobëta në mesditë dhe pasdite. Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-0,8 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore    12/23°C

- Zonat e ulëta     14/28°C

- Zonat bregdetare 16/28°C

 

moti 23 shtator 2024

Sondazh

Poll