Aktualitet

Drejtonte motomjetin me shpejtësi dhe pa patentë, arrestohet i riu në Shkodër

Ndaj 19-vjeçarit rëndojnë akuzat për veprat penale “Drejtimi i mjetit në menyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

23 Shtator 2024, 10:38 Nga S.B
Drejtonte motomjetin me shpejtësi dhe pa patentë, arrestohet i riu
foto ilustruese

SHKODËR- Një 19-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Shkodër. Mësohet se i riu K.L, nuk iu bind urdhrit të Policisë për të ndaluar motomjetin.

Bëhet me dije se i riu drejtonte motomjetin pa patentën përkatëse. Ndaj 19-vjeçarit rëndojnë akuzat për veprat penale “Drejtimi i mjetit në menyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi shtetasin K. L., 19 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar motomjetin, të cilin rezultoi se e drejtonte pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprat penale “Drejtimi i mjetit në menyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

shkoder arrestim

Sondazh

Poll