Aktualitet

Zbardhen EMRAT e 4 kandidatëve të skualifikuar/ SPAK i sekuestroi telefonin, Ilir Proda ende në garë për drejtor të Policisë së Shtetit

Hoxha tha se procesi i përzgjedhjes vazhdon, ndërsa tregoi se brenda kësaj javë ministri i Brendshëm do ti propozojë Këshillit të Ministrave kandidatin i cili do të jetë i aftë për ta fituar këtë garë.

23 Shtator 2024, 11:18 Nga r.ll
Zbardhen EMRAT e 4 kandidatëve të skualifikuar/ SPAK i sekuestroi
foto ilustruese

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha njoftoi gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar të Sigurisë Kombëtare se katër kandidatë janë skualifikuar nga gara për drejtor të Policisë së Shtetit. Hoxha tha se procesi i përzgjedhjes vazhdon, ndërsa tregoi se brenda kësaj javë ministri i Brendshëm do ti propozojë Këshillit të Ministrave kandidatin i cili do të jetë i aftë për ta fituar këtë garë.

Ndërkohë janë zbardhur edhe emrat e kandidatëve që u skualifikuan nga gara, të cilët janë: Shemsi Premci, Ibrahim Disha, Sami Rasha dhe Hajrulla Xhivini. Ky i fundit është i shpallur në kërkim nga policia pasi theu masën e sigurisë "arrest në shtëpi". Gjykata i kishte caktuar këtë masë sigurie pasi urinoi në dyert e Gjykatës së Lartë. 

Në garë vijojnë ende 11 emra të tjerë, mes tyre edhe drejtori i Policisë së Elbasanit, Ilir Proda të cilit SPAK i ka sekuestruar telefonin në kuadër të hetimeve për dekonspirimin e operacionit për goditjen e bandës së vëllezërve Çopja në Elbasan.

Kandidatët ende në garë:

1 - Adriatik Tafçiu - Shef sektori Policia e Shtetit 
2- Altin Mena – Zv/drejtor policie në Lezhë
3- Ardian Çipa – Drejtor policie në Gjirokastër
4- Gentjan Shehaj – Drejtor i kurrikulave në Akademi
5- Idajet Faskaj – Drejtor i Interpol
7- Ilir Proda – Drejtor policie në Elbasan
7- Lutfi Minxhozi – Drejtor i Europol
8- Neritan Nallbati – Drejtor i policisë kriminale 
9- Pëllumb Seferi – Drejtor i marrëdhënieve ndërkombëtare 
10- Rebani Jaupi – Drejtor për rendin dhe sigurinë 
11- Skënder Hitaj – Drejtor i policie në Durrës

gara per drejtor te policise se shtetit ervin hoxha hajrulla xhivini

Sondazh

Poll