Aktualitet

Nga posedimi i heroinës te dhuna ndaj bashkëshortes, vihen në pranga pesë persona në Tiranë

Ndërkohë 46-vjeçari S.D është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë sistematike ndaj bashkëshortes.

23 Shtator 2024, 09:57 Nga S.B
Nga posedimi i heroinës te dhuna ndaj bashkëshortes, vihen në
foto ilustruese

TIRANË- Pesë persona janë arrestuar brenda pak orësh në Tiranë. Bëhet me dije se 41-vjeçarit A.M gjatë kontrollit fizik i është gjetur sasi heroine.

Ndërkohë 46-vjeçari S.D është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë sistematike ndaj bashkëshortes. Ndër të tjera tre të tjerë janë arrestuar për thyerjen e arrestit shtëpiak, si dhe drejtimin e automjetit/motomjetit në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Arrestohen 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin A. M., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike heroinë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin S. D., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin H. M., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka shkelur masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

– A. A., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;

– M. K., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë

tiranë

Sondazh

Poll